Basketboll

Golden Eagle Ylli sot në Izrael ndaj Galil Elionit

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit sot e zhvillon duelin e radhës në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Ekipi jonë kosovar tashmë ka mbërritur në Izrael, atje ku do të ndeshet me Galil Elionin në sfidën kthyese të xhiros së katërt në grupin A.

Dueli mes Hapoel Nofar Galil Elionit dhe Golden Eagle Yllit zhvillohet nga ora 16:30 dhe transmetohet direkt në You Tube.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve e zhvilluar në Prizren, kishte fituar skuadra e Galil Elionit me rezultat 76-93, por nga atëherë gjërat kanë ndryshuar ngase kampionit të Kosovës i janë kthyer disa lojtarë nga lëndimet.

Momentalisht, Ylli pozicionohet si skuadra e fundit në grupin A me 3 humbje dhe 1 fitore e me një triumf eventual sot, shton gjasat për kalim në fazën tjetër.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.