Basketboll

(VIDEO-LAJM) – Pesëshja më e mirë dhe MVP nga xhiro 9 e Superligës

  1. Plejmejkeri më i mirë kte javë, është Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit që udhëhoqi skuadrën e tij drejt rikthimit sensacional dhe fitores së pestë rresht e cila e ngriti Yllin nga pozita e fundit në pozitën e dytë. Valoni përpak nuk realizoi double double shumë të rrallë të pikëve dhe topave të vjedhur dhe kundër Sigal Prishtinës luajti me 21 pikë e 8 topa të rrëmbyer. Ai gjithashtu shtoi edhe 4 asistime e 3 kërcime por më së shumti fascinoi efikasiteti i tij nga gjitha pozitat. Valoni ishte gati perfekt nga loja dhe shënoi 5 treshe nga 6 gjuajtje, qëlloi dy dyshe nga tri tentime dhe i realizoi të dy penalet, për çka u notua me indeksin fantastik prej plus 32, më të mirin për një playmaker në xhiron 9.
  1. Fundori më i mirë realizues kte xhiro shpallet, Altin Morina i Bashkimit i cili edhe pse e humbi derbin kundër Trepçës, megjithatë ishte dukshëm më i miri në pozitën e vet me 25 pikë të realizuara, prej tyre 7 treshe ndërsa shtoi edhe nga dy kërcime, asistime dhe topa të vjedhur për indeksin plus 20, më të lartin për një fundor realizues kte javë
  1. Aloja më e mirë kte javë, shpallet Drilon Hajrizi fenomenal dhe më i merituari për triumfin e Trepçës në derbin kundër Bashkimit. Driloni luajti me double double prej 24 pikëve e 12 kërcimeve, shtoi edhe nga 2 asistime e topa të rrëmbyer. Ndërsa ishte i shkëlqyeshëm me 4 treshet e tij dhe për kte shfaqje u vlerësua me indeksin prej +28, më të lartin për një alo kte xhiro .
  1. Alo-qendra më e mirë këtë javë shpallet i rikthyeri në Kosovë, Emanuell Omogbo i Vëllaznimit njëri prej dy figurave më meritore për fitoren shumë të rëndësishme të kuqezinjve të Gjakovës me 20 pikë, 8 kërcime e 2 topa të vjedhur dhe efikasitet të jashtëzakonshëm prej 70% nga loja, për çka meritoi indeksin më të lartë për një alo qendër ktë javë, plus 27.
  1. Krejt në fund, në pozitën e qendrës pas një pauze të shkurtë na kthehet gjiganti i Vëllaznimit, Damonte Dodd. Qendra e gjatë 211 centimetra sivjet për herë të katërt hyn në mesin e pesë më të mirëve, kësaj radhe duke luajtur me double double prej 14 pikëve e 16 kërcimeve dhe duke shpërndarë 4 bllokada në fitoren e rëndësishme ndaj Rahovecit, për çka meritoi indeksin +26 dhe shpallet qendra më dominuese e xhiros 9.

MVP I XHIROS 9

VALON BUNJAKU (GOLDEN EAGLE YLLI)

Adhurues të basketbollit, pa asnjë dilemë fare, lojtari më i mirë apo MVP i Javës në ASIST shpallet: Valon Bunjaku me shfaqjen e tij fenomenale dhe ndoshta njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierën e tij, pas atyre dy shfaqjeve në edicionin 2020/2021 kur luante për Yllin dhe kishte realizuar dy trille-double, por kjo shfaqje e tij në derbin kundër Prishtinës ishte thjeshtë maestrale, duke qenë afër dyshifrorit të dyfishtë shumë të rrallë pasi realizoi 21  e 8 topa të vjedhur dhe me një efikasitet, gati perfekt për tri pikë duke qëlluar 5 nga 6 tentimet për treshe, kurse ky aksion në të cilin ekzekutoi njëkohësisht një top të vjedhur dhe treshe, në sekondën e fundit të çerekut të tretë, mund të konsiderohet si një prej aksioneve më të bukura në historinë e basketbollit kosovar të pasluftës.

Për gjitha këto dhe shumë më tepër… Valon Bunjaku u vlerësua me indeksin më të lartë kte xhiro dhe  shpallet MVP i Javës në ASIST.

Komentet janë të mbyllura.