Ekskluzive: Bashkimi afër marrëveshjes me trajnerin që për 6 muaj mblodhi kupat te Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Rezulatet jo të pritura në këtë fillim-stinor, kanë bërë që skuadra më e vjetër kosovare e Bashkimit ti kërkojë ndryshimet medoemos.
Pas dorëheqjes së menagjerit të kaluar, klubin e mori në dorë, njeriu që e transformoi edhe Bashkimin e femrave në një klub kampion, Rrahman Përteshi.
Po i njejti njeri, duket se e ka vendosur që simpatizantët prizrenas ti gëzojë edhe te meshkujt, pasi ka nisur një revolucion duke e filluar nga trajneri.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se klubi prizrenas, është afër marrëveshjes me trajnerin lituanez, Audrius Prakuraitis, emër ky i njohur për basketbollin kosovar.
Prakuraitis në stinorin 2016-17, kishte qenë pjesë e skuadrës më të trofeshme kosovare, Sigal Prishtinës me të cilën për 7 muaj fitoi 2 trofe, Kupën dhe titullin e kampionit.
Përpos Prishtinës, Prakuraitis ka udhëhequr edhe skuadra me nam si: Panevezys (Lituani), Targu Mures (Rumani), Sibiu (Rumani), Trefl Sopot (Poloni), Dnipro (Ukrainë), Khimik (Ukrainë) etj.
Përveç udhëheqjes së ekipeve në fjalë, Prakuraitis ka edhe suksese të shumta ekipore dhe individuale si vijojnë më poshtë:
Finalist i Ligës së Bahreinit me 2019
Kampion i Superligës së Kosovës 2017
Fitues i Kupës së Kosovës 2017
Trajneri i Vitit në Superligën e Kosovës 2017
Finalist i elitës Rumune 2016
Finalist i elitës Rumune 2015
Finalist i Kupës së Rumanisë 2015
Finalist i Superligës së Ukrainës 2014
Kampion i sezonit të rregullt në Superligën e Ukrainës 2014
EuroCup Top16 2014
Fitues i Kupës Polake 2012
Finalist i Ligës Polake 2012
Nënkampionë të sezonit të rregullt në Ligën Polake 2012.
Të kujtojmë se Bashkimi stinorin e nisi me trajner, maqedonasin Darko Raduloviq por të cilin e liroi nga detyra për shkak të rezultateve jo të mira. Momentalisht, klubin po e drejton, asistenti i parë, Edin Kërveshi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.