Bashkimi mposhtet thellë nga Budivelnyku, pëson disfatën e dytë në Ligën Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka pësuar humbjen e dytë me radhë në stinorin e ri të Ligës Ballkanike.
Skuadra prizrenase u mposht sonte në shtëpi nga Budivelnyku i Ukrainës me shifrat e thella 62-89.
Siç edhe mund të vërehet nga rezultati, ekipi mysafir sonte e dominoi tërësisht ndeshjen duke mos i dhënë hapësira për asnjë moment ekipit të Bashkimit e fiorja erdhi natyrshëm.
Statistikat nga ndeshja nuk funksionuan fare.
Pas dy xhirove, Bashkimi ka 2 humbje nga 2 ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike, gjersa Budivelnyku ka 1 fitore e 1 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Pejës me 24 nëntor e Budivelnyku duelin e radhës në BIBL e luan si mysafir i Beros me 7 dhjetor.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.