Dështon transferi i Walker te Prishtina, Stavileci sqaron rastin e lojtarit
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ishte prezantuar si transfer i ri i Sigal Prishtinës, megjithatë Erving Walker nuk do të luajë për kryeqytetasit.
Kështu ka zbuluar ekskluzivisht në ASIST-in 510, kreu i klubit bardhekaltër, Blerand Stavileci.
”Walkeri ka qenë një lojtar i cili deri para tri viteve ka luajtur në nivele shumë të larta, ju kujtohet kundër Karsiyakës. Ka qenë një lojtar që besoj asnjëri prej tyre që luajnë sot te ne, nuk e ka mbërritur asnjëherë vlerën e kontratës që e ka pasur ai në ekipet ku ka luajtur. Ka pasur telashe, ka pasur të këputur, tendinën e akilit, problematik, rehabilitimi, si duket edhe ai nuk i ka besuar dhe jemi marrë vesh që me pezullu, si ta themi si transfer dhe tash jemi në kërkim të një plejmejkeri të ri”, potencoi Stavileci.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.