Basketboll

Peja e fiton derbin kosovar ndaj Bashkimit në BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka vazhduar formën e mirë në Ligën Ballkanike.

Ekipi verdhezi ka triumfuar edhe në xhiron e dytë, kësaj herë ndaj Bashkimit me rezultatin 76-72.

Rrjedha e ndeshjes ishte goxha interesante me vendasit që fituan dy periodat e para me nga tri pikë dallim (22-19, 18-15), për të shkuar në pushim me avantazh 6 pikësh (40-34).

Peja e fitoi edhe periodën e tretë minimalisht (21-20), gjersa Bashkimi tentoi këndelljen në periodën vendimtare duke e fituar këtë periudhë (15-18), por që nuk mjaftoi edhe Peja në fund festoi me shifrat 76-72.

Rodney Purvis me 22 pikë, Jalen Tate me 19 e Brad Waldow me 17 sosh, ishin treshja më meritore e Pejës në këtë fitore të sontme.

Gjersa te Bashkimi ishin të pamjaftueshëm për fitore, Curtis Jones me 27 pikë, si dhe Fahro Alihodzic, Prentiss Nixon e Fisnik Rugova me nga 10 pikë secili.

Peja ka 2 fitore nga 2 ndeshje të luajtura në BIBL e Bashkimi sonte pësoi edhe disfatën e tretë nga po aq ndeshje sivjet në këtë garë.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.