Basketboll

Ponte Prizreni arrin fitore madhore ndaj Trepçës

Ponte Prizreni shënoi sonte fitore tejet të vlefshme, duke mundur Trepçën me shifrat 85:75, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Prince Caffe Superligës.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me vendasit që e nisën pak më mirë 17:13, mysafirët hyn në një seri të suksesshme prej 2:10, duke e fituar çerekun e parë 19:23. Megjithatë, prizrenasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe rikthehen në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë, ndërsa kishte një rënie të mitrovicasve dhe pjesa e parë përfundoi minimalisht në favorin e Ponte Prizrenit 38:37.

Edhe perioda e tretë ishte interesante, por kësaj radhe ishte radha e vendasve që me një seri prej 11:2, përmbysën rezultatin që pas 30 minutash në semafor ishte 63:57. Edhe në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit zhvilluan lojë të mirë dhe nuk lejuan përmbysjen e mysafirëve, duke bërë që të triumfojnë 85:75.

Te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 38 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë e 12 kërcime.

Tash, prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e pesë humbje.

Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Pejën e Ponte Prizreni luan ndaj Rahovecit.

Komentet janë të mbyllura.