Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 512: STOP DHUNËS NË BASKETBOLL ME MYSAFIRË SPECIAL

Arben Fetahu (Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës) dhe kryetaret e katër klubeve të Superligës: Fatmir Gashi (Peja), Tyrhan Kosova (Bashkimi), Vullnet Sefaja ( Trepça) dhe  Blerand Stavileci (Sigal Prishtina)

Basketbolli ka marrë përsëri epitetin si sporti më i popullarizuar në vendin tonë teksa palestrat po stërmbushen dhe ndeshjet po shikohen shumë edhe përmes ekraneve televizive, mirëpo një fenomen që po e rrezikon mbarëvajtjen e garave dhe rritjen e mëtutjeshme është dhuna në palestra.

Andaj ASISTI 512 vjen me temë speciale: Stop dhunës në basketboll!

Incidentet dhe dhuna e cila po ndodh kohëve të fundit në palestrat e basketbollit i ka tejkaluar krejt kufijtë dhe duhet të ndalet menjëherë. Mundi i kryesive të klubeve për me i organizua ekipet, me i sigurua sponsorët e financat për me i krijua kushtet që secili prej qyteteve të kompozoj skuadra kualitative dhe konkurruese po shkon huq për shkak të huliganëve dhe dhunuesve që nuk e kanë vendin në arena sportive dhe urgjent duhet të mënjanohen nga ngjarjet e basketbollit , në mënyrë kirurgjike, si kanceri. Skenat e incidenteve janë bërë të neveritshme dhe institucionet në krye me Federatën e Basketbollit të Kosovës, klubet dhe institucionet shtetërore duhet të koordinohen dhe me veprime konkrete të reagojnë: tash, menjëherë.

Mysafirët special në ASIST, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe kryetaret e katër klubeve të Superligës: Fatmir Gashi (KB Peja), Tyrhan Kosova (KB Bashkimi), Vullnet Sefaja (KB Trepça) dhe Blerand Stavileci (KB Sigal Prishtina) diskutojnë për zgjidhjet emergjente dhe të përhershme për ta ndal njëherë e përgjithmonë dhunën në basketboll. Se çka thanë mysafirët special, shikoni videon e bisedës në vazhdim

Komentet janë të mbyllura.