Basketboll

Super-ekskluzive: Trepça godet fuqishëm, transferon ish-lojtarin e Orlando Magic? (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Forma jo e mirë në Superligën e Kosovës në xhirot e fundit, ka detyruar drejtuesit e Trepçës të inkuadrohen ende në tregun e transferimeve.

Mitrovicasit që sivjet kanë shpallur kandidaturën për trofe, që nga fillimi i stinorit, duket se kanë përfunduar punë me një lojtar me karrierë mjaftë të bujshme.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, mitrovicasit janë afër kompletimit të marrëveshjes me ish-NBA lojtarin, Jamel Artis që në të kaluarën ka luajtur për ekipin e Orlando Magic.

Artis, është i gjatë 201 centimetra dhe luan në pozitat 3/4.

Në sezonin e kaluar, Artis fillimisht ishte paraqitur në Greqi me ”Ionikas Nikaias” me 7 pikë, 2.5 kërcime e 1.3 asiste për ndeshje e pastaj, për pak kohë në sezonin e njejtë luajti edhe në Afrikë me 12.8 pikë për ndeshje.

Aloja amerikane ka luajtur në Evropë për skuadra tejet të respektuara si Levallois & Roanne në Francë e Juventus në Lituani.

Vlen të ceket se para ardhjes në Evropë, Artis ka luajtur edhe në NBA G-League me skuadrat e Ontario Clippers (ekipi i dytë i LA Clippers) dhe Lakeland Magic (ekipi i dytë i Orlando Magic).

Trepça sot luan me Prishtinën në finale të Superkupës kosovare, sfidë kjo që starton nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=qESvZAAMp6M

 

 

Komentet janë të mbyllura.