Dënimet nga finalja e Superkupës, 4 mijë euro gjoba dhe Prishtina një ndeshje pa shikues
Prishtinë(AsisitOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës në informatorin e saj, tashmë ka publikuar dënimet nga finalja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës e Trepçës e zhvilluar ditën e dielë.
Në finalen e cila solli shumë telashe, pasi pati prezencë të të dyja tifozërive e të cilat nuk u përmbajtën duke shkaktuar incidente të shumta, Komisioni Diciplinor i FBK-së tashmë ka publikuar dënimet për akterët e përfshirë.
Të dyja ekipet janë dënuar me gjoba në të holla nga 2 mijë euro, gjersa Prishtinës iu është shtuar edhe një ndeshje pa shikues.
Vendime:
1.Murat Bilge ( Sigal Prishtina ) Konform Nenit 50.5 denohet me 50 euro.
2.Lejson Zeqiri ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 denohet me 50 euro.
3.Dardan Berisha ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 denohet me 50 euro.
4.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.4 denohet me 600 euro.
5.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.7 denohet me 400 euro.
6.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.9 denohet me 1000 euro.
7.KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.12 ,denohet me 1 ndeshje pa prezencën e shikuesve.
8.Amin Hot ( Trepça ) Konform Nenit 50.1 denohet me 50 euro.
9.Alek Joncevski ( Trepça ) Konform Nenit 50.5 denohet me 50 euro.
10.KB Trepça, Konform Nenit 49.4 denohet me 600 euro.
11.KB Trepça, Konform Nenit 49.7 denohet me 400 euro.
12.KB Trepça, Konform Nenit 49.9 denohet me 1000 euro.
Në informatorin e saj, FBK poashtu ka arsyetuar të gjitha vendimet e marra nga Komisioni Diciplinor, për faktin se janë thyer rregulloret e saj:
Skuadra A: Fer dhe Korret, përpos trajnerit Murat Bilge ( C ) dhe lojtarëve Lejson Zeqiri, Dardan Berisha të cilët u ndëshkuan me gabime teknik për sjellje jo sportive.
Skuadra B: Fer dhe Korrekt, përpos trajnerit Alek Joncevski ( C ) dhe lojtarit Amin Hot të cilët u ndëshkuan me gabime teknik për sjellje jo sportive.
Sjellja e shikuesve: Jo të mira, nga dy grupet Sigal Prishtina dhe Trepça.
Vërejtje me anë të zërimit për ndaljen e hedhjeve.
Pas hedhjeve të gjësendeve të forta, petardëve nga të dy anët gjyqtarët vendosin të largohen për 5 minuta duke tërhjekur edhe ekipet për të vazhduar lojën deri në fund të çerekut të dytë.
Në interval të ndeshjes nga dy anët e shikuesve fillojnë hedhjen të gjësendeve të forta të cilat mund të shkaktojnë lëndime të rënda ( karrige ,shishe, drasa, copa metali), hedhje -ndezje e mjeteve piroteknike në parket që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes mbi 50 minuta.
Me vendim të gjyqtarit të parë dhe vëzhguesit e gjithë palestra është zbrazur për të lejuar vetëm tribunën VIP për qëndrim dhe ndeshja vazhdojë pas 60 minutave.
Komentet janë të mbyllura.