”Përgjegjësia për incidentet duhet të merret ndaj individëve e jo ndaj klubit”
Prishtinë(AsistiOnline) – Dhuna në basketbollin e Kosovës gjatë javëve të fundit, është bërë një temë shumë aktuale dhe vazhdimisht ka komente e debate se si duhet ndalur.
Kryetari i KB Vëllaznimit, Ideal Bakija në ASIST-in 515, ka shprehur mendimin e tij se si do të mund të ndaleshin këto ngjarje të errëta në basketbollin tonë.
”Unë jam ithëtar i përgjegjësisë individuale, sado që ne po ndëshkojmë klubet, në fund të fundit ata persona të cilët janë përgjegjës nuk po kanë pasoja dhe hapi i parë nga Ministria për të vendosur kamera nëpër palestra, mendoj është i duhuri, sepse ata persona të cilët po e nxisin, sepse pas nxitjes ajo del nga kontrolli, janë pika kyçe e cila duhet të ndalet për mendimin tim dhe ne duhet ta transmetojmë përgjegjësinë tek individi e jo tek klubi. Klubi i bën të gjitha përgatitjet, organizon ekipin, pastaj vinë disa individë të cilët e prishin atmosferën dhe klubi duhet të paguajë gjithashtu dënim ndaj federatës që për mua është e padrejtë, sepse për mua klubi nuk është përgjegjës për ato veprime”, thekson Bakija.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.