Basketboll

Vëllaznimi kërkoi referë të huaj, por kërkesa nuk u përkrah nga klubet tjera

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i KB Vëllaznimit, Ideal Bakija ka zbuluar në ASIST-in 515 se klubi që ai drejton ka kërkuar referë të huaj.

Ai ka thënë se në takim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, kanë kërkuar që referi kryesor të jetë i huaj, por që kjo iniciativë nuk është përkrahur nga klubet e tjera. Bakija ka dhënë edhe arsyjet e veta, se pse te Vëllaznimi janë pro kësaj kërkese.

Mbledhjen e fundit që e kemi pasur pas incidentit, jemi ftuar nga kryetari i Federatës z.Fetahu, unë me inciativë personale kam propozuar që referi kryesor me qenë i jashtëm, jo vetëm për shkak se referat tanë janë të dobët, por momentalisht tensionet mes klubeve janë shumë të mëdha edhe nganjëhere ne mund të paragjykojmë se njëri prej referëve, për shkak se ata përsëriten shume shpesh, ka diçka personale me ne. Kështu që me një refer të jashtëm kryesor, mendoj se do t’ju heqnim barrën kryesore referëve tanë të cilët me më pak presion, munden me bë punën e tyre më mirë, por në të njejtën kohe edhe ne mund të ndihemi më lirshëm me referët e jashtëm, sepse e dimë se ata nuk na njohin dhe nuk kanë diçka personale me ne. Kështu që mund ti marrim gabimet më njerëzore, unë kam folur nga këndi i ynë edhe kam bë një kërkesë, por nuk ka hasur në mirëkuptim dhe nuk është pranuar nga klubet e tjera dhe sa kam informata unë, nuk është se po shtjellohet. Unë mendoj prapë, i qëndroj idesë time prapa, se në këtë kohe kur tensionet janë shumë të larta mes klubeve, mendoj që kjo është nje zgjidhje e mirë dhe na kishte ndihmuar neve që të kemi një sezon të mirë, duke parë investimet e mëdhaja në basketboll që janë momentalisht”, theksoi Bakija.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.