Basketboll

Peja pëson humbjen e parë sezonale në BIBL, pas vazhdimeve dhe me vetëm 1 pikë diferencë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka pësuar disfatën e parë sezonale në Ligën Ballkanike.

Verdhezinjët janë mposhtur në ”Karagaç” me vetëm 1 pikë diferencë, 88-89 dhe atë pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 77-77.

Rrjedha e ndeshjes gjatë tërë kohës ishte shumë e ngushtë me Pejën që fitoi çerekun e parë 16-14, gjersa i dyti i takoi ngushtë ekipit mysafir të Beer Shevës 20-23 dhe këta të fundit shkuan në pushim me epërsi minimale 36-37.

Në pjesën e dytë, mysafirët e filluan pak më mirë, duke e fituar çerekun e tretë 19-22, por Peja nuk u dorëzua, duke e fituar çerekun e fundit 22-18 edhe pse jo mjaftueshëm për fitore, megjithatë arriti që ta dërgojë duelin në vazhdime.

Në vazhdimin e parë (11-12), vendosën detajet dhe me një treshe në sekondën e fundit, Beer Sheva e fitoi takimin minimalisht.

Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Peja në këtë disfatë, Rodney Purvis (26), Khaliq Spicer (18), Isiah Umipig (14) e Jalen Tate (13).

Te Beer Sheva në fitore spikatën, David Efianayi JR me 17 pikë e Khalil Ahmad me 13 sosh.

Pas 4 xhirove, Peja ka 3 fitore e 1 humbje në BIBL e Beer Sheva ka bilanc të 100% nga 4 ndeshje, 4 fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.