Basketboll

Beqiragiq një hap larg elitës turke, gjatë ditëve në vijim pritet të prezantohet te Konya

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm sa i keq për basketbollin e Kosovës, po aq i mirë për Adis Beqiragiqin dhe karrierën e tij personale, na vije pak orë para ndërrimit të motmoteve.

Sipas burime të AsistiOnline.com, strategu nga Bosnja është marrë vesh parimisht me ekipin nga elita e basketbollit turk, Konyaspor dhe gjatë ditëve në vijim mund të prezantohet edhe zyrtarisht nga klubi.

Njeriu që ka fituar pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin e Kosovës dhe ka fituar një respekt të jashtëzakonshëm nga i gjithë komuniteti i këtij sporti në vendin tonë, duket se nuk ka mundur ta refuzojë një ofertë të tillë.

Megjithatë, ky lajm mbetet i pakonfirmuar, derisa palët të dalin me njoftim zyrtar për detajet e marrëveshjes, sipas të gjitha gjasave tashmë është e përfunduar.

Natyrisht, që kjo mund të llogaritet humbje e madhe për ekipin e Golden Eagle Yllit që fitoi dy herë rresht titullin e kampionit të Kosovës me në krye, Adis Beqiragiqin.

Të kujtojmë, se Beqiragiq është edhe selektor aktual i Bosnje & Hercegovinës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.