Nga Superliga e Kosovës, referi Atdhe Gutaj me sukses po gjykon ndeshje në Slloveni, ABA League (W) DHE Alpe Adria Cup (W)
Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se në Kosovë referimi kritikohet shumë për kualitetin e dobët, megjithatë nga vendi ynë kanë ditur të dalin edhe kuadro të mira.
Ka raste kur edhe nga Kosova dalin njerëz të përgatitur e të cilët me sukses gjykojnë ndeshje jashtë vendit dhe arrijnë suksese për të konfirmuar se edhe nga me mund të priten gjëra pozitive.
Rast i freskët, është edhe ai i gjyqtarit të ri prizrenas, Atdhe Gutaj i cili vitin e kaluar u vendos në shtetin e Sllovenisë për të vazhduar jetën private, por edhe profesionale.
Edhe pse i ri në moshë dhe profesion, Gutaj ka arritur që shumë mirë të inkuadrohet fillimisht në basketbollin e Sllovenisë, ku siç ka mësuar AsistiOnline.com, ai po gjykon në të gjitha ligat sllovene, madje shpejtë mund ti bashkohet edhe Superligës së meshkujve.
Puna e mirë në basketbollin slloven, djaloshit nga Prizreni së fundmi ju është shpërblyer edhe me kyçjen në gjykimin e ndeshjeve të ABA Ligës për femra, si dhe garës tjetër evropiane, Ale Adria Cup poashtu për femra.
Sigurisht, që të gjitha këto suksese të referit Gutaj, të arritura së fundmi, duhet të jenë shtytje dhe motiv edhe për referët e tjerë nga Kosova, që puna, mundi dhe sakrifica çdo herë shpërblehen, vetëm se duhet durim i madh dhe vazhdim konstant i angazhimit.
Të kujtojmë se në dekadën e fundit, basketbolli në Slloveni është zhvilluar me një ritëm të lartë dhe ky shtet tash futet në mesin e kombeve me basketbollin më të zhvilluar në Evropë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.