Basketboll

RAPTORS FITON PAS VAZHDIMEVE, NGUSHTOHET SERIA

Prishtinë (AsistiOnline) – Toronto Raptors kanë triumfuar ndaj Milwaukee Buck në ndeshjen e tretë të Konferencës Lindore në NBA.

Raptors kanë arritur të triumfojnë ndaj Bucks, vetëm pas vazhdimeve me shifrat 118-112. Në një ndeshje të jashtëzakonshme që dha spektakël për të pranishmit në ‘’Scotiabank Arena’’ në Toronto të Kanadasë.

Lojtari më në formë që edhe ia solli fitoren Torontos ishte, Kawhi Leonard që realizoi plotë 36 pikë, i pasuar nga Siakam me 25 pikë e Powell me 19 sosh.

Tek Bucks s’mjaftuan për fitore, George Hill me 24 pikë, Brogdon me 20 pikë dhe Lopez me 16 sosh.

Pas kësaj fitore, Toronto ngushton serinë finale në 1-2 dhe edhe ndeshjen e radhës e luan në Arenën e vetë.

Komentet janë të mbyllura.