Prishtina transferon lojtar nga liga e njohur evropiane VTB, vazhdon konsolidimi i kryeqytetasve
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina vazhdon të kompletohet me lojtarë para fazës finale të garave si në Kosovë, ashtu edhe në ENBL League.
Ekipi më i trofeshëm kosovar, sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin amerikan Deondre Parks.
Parks, vije te Prishtina pas përvojës së fundit me skuadrën kampione të Kazakistanit – BC Astanën, njëherazit pjesëmarrëse në ligën prestigjoze VTB.
30 vjeçari, i cili luan në pozitat 1/2 në të kaluarën ka luajtur në elitat e shteteve si: Britani, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan dhe Hungari.
Në Gjeorgji me Cactus Tbilisi ka luajtur me 20.9 pikë dhe 3.2 asistesh për ndeshje. Më 2020/21 u shpall kampion në Finlandë me skuadrën Vilpas ku regjistroi mesatare prej 14.9 pikë dhe 2.8 asistesh për ndeshje. Sezonin e kaluar me ZTE në Hungari ka arritur mesatare prej 13.1 pikë, 2.4 kërcime dhe 1.3 asistesh për ndeshje. Së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit – BC Astanën, njëherit pjesëmarrëse në ligën prestigjoze VTB.
Me transferimin e Parks, Prishtina kompleton numrin prej 5 basketbollistëve të huaj në skuadrër, aq edhe sa është numri maksimal i lejuar për ti pasur në roster brenda një ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.