Basketboll

Kampioni aktual fiton ndeshjen e mbetur ndaj Rahovecit, bëhet lider i ri i Superligës me 14 fitore rresht

Golden Eagle Ylli e ka shënuar fitoren e katërmbëdhjetë rresht pasi e mposhti në Mizahir Isma Rahovecin, me rezultat 70:99 dhe është rikthyer në maje të tabelës.

Me 2 Tetor 2022, therandasit ishin mposhtur nga Ponte Prizreni (98:82) duke pësuar disfatën e katërt rresht në startë të kampionatit dhe 108 ditë apo më pak se 4 muaj më vonë, të mërkurën e 18 janarit u rikthyen në maje të tabelës duke shënuar triumfin e katërmbëdhjetë me radhë fal pesë lojtarëve që shënuan pikë dyshifrore

Më efikasi ishte Rashaun Davis me 23 pikë, 6 kërcime e 5 asistime i ndihmuar nga qendra Chris Harris që përpak nuk realizoi double double dhe ndeshjen e mbylli me 17 ppikë e 9 kërcime dhe hiç më pak se 5 bllokada kurse Bashir Ahmed kontribuoi me 15 pikë.

Atë që nuk e bëri Harris e bëri bashkëatdhetariri i tij i natyralizuar si kosovar, plejmejkeri Malcolm Armstead i cili realizoi dyshifror të dyfishtë prej 12 pikëve e 11 asistimeve duke shtuar edhe 7 kërcimeve kurse shoqërinë dyshifrore e përmbylli Ardit Pepaj me 11 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Nga ana tjetër për Rahovecin i cili luajti pothuaj me komplet lojtarë vendor, më të dalluarit ishin Edmond Kryeziu me 23 pikë prej tyre tre treshe, Visar Ejupi përpak nuk reliaoiz double doubla dhe duelin e mbylli me 18 pikë e 9 kërcime

Kështu, pas rekordit të zi dhe startit më të dobët të ndonjë kampioni në histori të basketbollit të pavarur të Kosovës kur Ylli startoi me 4 humbje rresht në fillim të këtij kampionati duke e thyer rekordin e zi nga edicioni i kaluar kur si kampion, therandasit kishin humbur 3 ndeshjet e para para se të shpalleshin kampion për herë të dytë rresht, therandasit edhe sivjet startuan me 4 humbje rresht por ja që me durim dhe qetësi, punuan dhe në mënyrë maestrale u kthyen në top treshe pasi shënuan edhe fitoren e katërmbëdhjetë rresht dhe tejkaluan Sigal Prishtinën dhe Pejën në renditjen tabelore të Prince Caffe Superligës.

Ndeshjen e radhës tashmë liderët e Superligës e zhvillojnë të dielën në Suharekë kundër Vëllaznimit kurse Rahoveci në Mizahir Isma e prêt Ponte Prizrenin në derbin e fundit të tabelës.

 

Komentet janë të mbyllura.