Pak ditë pas largimit nga Trepça, Jonçevski emërohet në krye të ekipit të njohur maqedonas
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Trepçës deri para pak ditëve, Aleksander Jonçevski është bërë shpejtë me klub të ri.
Selektori aktual i Maqedonisë së Veriut, që ditë më parë ndau rrugët me ekipin kosovar të Trepçës, është rikthyer në kampionatin prej edhe nga e ka prejardhjen.
42 vjeçari, nga sot do të jetë sërish trajner i Kozhuvit, skuadër të cilën tashmë e ka drejtuar edhe në periudhën e viteve 2018-2021. Jonçevski, javën e kaluar e ndërpreu bashkëpunimin me Trepçën, por mbeti pa angazhim vetëm 7-8 ditë sepse arriti të pajtohet me drejtuesit e Kozhuvit dhe do të qëndrojë në këtë skuadër deri në fund të sezonit aktual.
Kozhuvi nga Gjevgjelia muajin e ardhshëm do të luajë në finalen e Kupës së Maqedonisë, e cila do të jetë një tjetër sfidë e madhe për trajnerin maqedonas.
Trajner i deritanishëm i Kozhuvit ishte ish-lojtari i klubit, Apostoli Apostolov dhe sipas mediave maqedonase ai do mbetet në kuadrin profesional si ndihmës i Jonçevskit.
Ish-kampioni i Maqedonisë është rigrupuar dhe përforcuar në dy muajt e fundit, duke sjellur disa përforcime cilësore të huaja dhe me Jonçevskin në pankinë do të tentojë të qëndrojë në zonën që dërgon në play-off për titull.
Skuadra e Kozhuvit ka luajtur disa herë me ekipet kosovare në kuadër të Ligës Ballkanike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.