Basketboll

KERASAN PRISHTINA KAMPIONE NË SUPERLIGËN E JUNIORËVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme është luajtur finalja e fundit e Superligës së juniorëve, ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe M-Juniorit.

Kerasan Prishtina e ka mposhtur thellë rivalin lokal, M-Junior 97-74, për tu shpallur kështu kampione e Kosovës për edicionin 2018/19 në Superligën e juniorëve.

Trofeun dhe medaljet, ekipit fitues ua dorëzoi Komesari i garave, Faton Kurshumlija.

Përderisa edhe në konkurencën e Meshkujve për kadetë, kampionë janë shpallur klubi kryeqytetas, M-Junior.

 

Komentet janë të mbyllura.