Basketboll

Dita e dytë e konakut të Rahovecit, hapet me gjysmëfinalen tjetër në Ligën e parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje eventi i Kupës së Kosovës që sivjet po organizohet në qytetin e dashur dhe simpatik të Rahovecit.

Dita e dytë hapet me duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës për ekipet e Ligës së parë te meshkujt, mes New Basketit nga Prizreni dhe Dritës nga Gjilani.

Në sezonin e rregullt të garave sivjet, New Basketi avancon ndaj Dritës në duelet e ndërsjella në seri prej 2 fitoreve e 1 humbje.

Të kujtojmë se New Basketi është edhe kampion në fuqi i kësaj gare, pasi vitin e kaluar e kishte fituar trofeun duke e mposhtur në finale Istogun 69-72.

Dueli mes këtyre dy ekipeve, nis nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në KSport në të gjitha platformat televizive vendore.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.