Basketboll

HISTORIKE: PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS 3X3 PËR HERË TË PARË SIVJET PARAQITET NË GARA NDËRKOMBËTARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 (Meshkujt) për herë të parë në histori që nga formimi, këtë verë do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare të lojës 3×3 të organizuara nën-ombrellën e shtëpisë kryesore të basketbollit europian dhe botërorë, FIBA.

Bëhet fjalë për kualifikimet e FIBA 3×3 – Europe Cup 2019, që do të mbahen në qytetin Constanta të shtetit të Rumanisë më 29 dhe 30 Qershor dhe të cilat për reprezentacionin kosovar janë historike.

Ndërsa janë përzgjedhur 4 basketbollistët kosovarë që do ta Përfaqsojnë Kosovën në këtë garë prestigjioze që mbledh rreth vetes super-ekipe me super-lojtarë nga shtetet e Europës.

Kosova sivjet përfaqësohet nga këta lojtarë:

Arti Hajdari (kampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Depertejshen);
Altin Sahiti (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);
Albatrit Bershia (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);
Arian Mehmeti (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);

Udhëheqës i delegacionit: Agon Fehmiu.

Kampionë të Kosovës në garën e fundit në Streetball Kosova 2018, janë ekipi pejanë: ”Depërtejshën” të prirë nga, Arti Hajdari me shokët: Beqë Kovaqi, Blendi Matoshi dhe Egzon Gjurkaj.

ASISTIOnline ju sjell në mënyrë kronologjike një histori të Streetball Kosova 3×3, si dhe arritjen deri në këtë fazë dhe punë fenomenale që është bërë ndër vite për masovizimin e kësaj magjie të basketbollit dhe arritjen deri këtu:

HISTORIKU I STREETBALL KOSOVA:
 
Viti 2019, shënon dy dekada të çlirimit të Kosovës dhe njëkohësisht 20 vjetorin e organizimit të garave të basketbollit 3×3 në një kosh apo si i themi ndryshe streetballit. Krahas edicionit të parë në vitin 2000, kjo lojë është masivizuar dhe popullarizuar jashtëzakonisht shumë në Kosovë dhe është shndërruar në ngjarjen kryesore sportive, kulturore dhe zbavitëse e cila e hap stinën e verës në Kosovë.
Në edicionin e parë, në vitin 2000, Streetball Kosova tuboi 24 ekipe.
Nga atëherë, gjatë 19 edicioneve të kaluara, Streetball Kosova ka tubuar mbi 400 mijë spektator, mbi 1800 ekipe me më shumë se 7000 lojtarë nga Kosova dhe jashtë saj. “Streetball Kosova®” – Kampionati i Kosovës në Basketboll 3 kundër 3 organizohet në shtatë qendrat rajonale të vendit: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.
http://kosovastreetball.org/ dhe https://ëëë.facebook.com/officialstreetballkosova?ref=hl
 
SHOQATA E STREETBALLIT TË KOSOVËS ANËTARE Ë FBK:
Në Qershor 2005, Streetball Kosova është bërë anëtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Para 14 viteve, FBK edhe pse atëbotë e pa pranuar në FIBA, ishte një ndër Federatat e pakta në Europë dhe Botë që kishte Shoqatën e Streetballit apo Basketbollit 3×3. Nga ai vit, Shoqata e Streetballit të Kosovës ka organizuar kampionatin shtetëror me gara në shtatë qendrat kryesore: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës. 

 

SHOQATA E STREETBALLIT TË KOSOVËS ANËTARE Ë FIBA 3X3 BASKETBALL
Arritja më e rëndësishme për Shoqatën e Streetballit të Kosovës dhe në përgjithësi për basketbollin kosovar ishte kur, më 12 Shkurt 2013, Streetball Kosova u bë anëtare e FIBA-së, gjegjësisht FIBA 3×3 .
Si rezultat i punës afatgjate dhe serioze, aktivitetet e Streetball Kosova ® u njohën dhe licencuan nga FIBA dhe nga ajo ditë, Streetball Kosova u bë pjesë e familjes së FIBA 3×3 Basketball.
Ishte ky një sukses i madh për Shoqatën e Streetballit të Kosovës, basketbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi. Ndërkohë, lojtarët dhe ekipet e Streetball Kosova kanë marr pjesë edhe zyrtarisht në garat ndërkombëtare të FIBA 3×3 Basketball, siç janë Bucharest Challenger, Lipik Challenger, Berlin Challenger etj, por për ekipe/skuadra pasi që Kosova nuk kishte të drejt paraqitjeje me përfaqësuese nga se FBK nuk ishte ende anëtare e FIBA .

 

PRANIMI I FBK NË FIBA:
Ndërkohë, me 13 Mars 2015, me pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA, Kosova filloj të marr pjesë rregullisht edhe në garat dhe aktivitetet e organizuara nga FIBA për përfaqësueset e kategorive të reja (U-16, U-18 dhe U-20) në të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra, si dhe me Përfaqësuesen A të meshkujve.
 
BASKETBOLLI 3×3 – SPORT OLIMPIK:
Nga viti 2018, basketbolli 3×3 është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si sport olimpik dhe është inkuadruar në LOV Tokio 2020.

 

 

DEBUTIM HISTORIK I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS 3X3:

Ndërkohë, sivjet për herë të parë, Kosova do të prezantohet në arenën ndërkombëtare me përfaqësuesen e Basketbollit 3X3. Debutimin e vet historik Kosova do ta ketë në kuadër të kualifikimeve për FIBA 3×3 Europe Cup 2019, grupit që garon në Konstanca të Rumanisë (29-30 Qershor). Federata e Basketbollit e Kosovës tashmë e ka regjistruar Përfaqësuesen e Basketbollit 3×3 për pjesëmarrje në këtë garë . Katërshja e lojtarëve që do të na përfaqësoj është
Albartit Berisha, Altin Sahiti, Arti Hajdari dhe Arian Memeti kurse udhëheqës i delegacionit do të jetë Agon Fehmiu.
FIBA 3X3 EUROPE CUP 2019 – DEBRECEN (HUNGARI)
Nga viti 2015, qyteti i dytë më i madh në Hungari, Debreceni është një nga kryeqendrat botërore të basketbollit 3×3. Duke organizuar FIBA 3×3 U18 Ëorld Cup (2015), FIBA 3×3 U18 Europe Cup (2016-18) dhe në vazhdimësi garat e FIBA 3×3 Ëorld Tour Debrecen Masters (2016-18),
FIBA ka vendosur që Debreceni të jetë nikoqirë i turneut final të FIBA 3×3 Europe Cup 2019.
Në turneun final të FIBA 3×3 Europe Cup 2019 që do të organizohet më 30 Gusht – 1 Shtator do të garojnë 12 shtete në konkurrencën e meshkujve dhe 12 në atë të femrave.
Sa i përket turneut të meshkujve ku do të merr pjesë për herë të parë dhe historike edhe Kosova, sipas rregulloreve të FIBA-së, 6 skuadra janë kualifikuar direkt për turneun final FIBA 3×3 Europe Cup 2019 në Debrecen: Hungaria (nikoqire), Serbia (Fituese 2018) Ukraina (2) Rusia (3) Holanda (6) dhe Franca (7). Skuadrat tjera evropiane duke përfshirë edhe kosovën, duhet të kalojnë nëpër kualifikime.
 
 
KUALIFIKIMET PËR FIBA 3X3 EUROPE CUP 2019 – CONSTANTA (RUMANI):
Si tham, sivjet për herë të parë dhe historike, Kosova do të prezantohet në arenën ndërkombëtare me përfaqësuesen e Basketbollit 3X3 duke marr pjesë në kualifikime për FIBA 3×3 Europe Cup 2019, në garat e grupit të tretë që organizohet në Konstanca të Rumanisë, më 29-30 Qershor.
Përveç Kosovës dhe nikoqirit Rumanisë, në këtë grup garojnë edhe : Andorra, Spanja, Gjermania, Belgjika, Turqia, Portugalia, Irlanda, Sllovenia dhe Azarbajxhani
Në rrethin e parë, skuadrat do të jenë të ndara në 3 grupe. Skuadrat që zënë vendin e parë do të kualifikohen në rrethin e dytë ndërsa aty, dy ekipet më të mira kualifikohen për në FIBA 3×3 Europe Cup 2019, në Debrecen.

 

KOSOVA NË KUALIFIKIMET PËR FIBA 3X3 EUROPE CUP:
Udhëtimi historik i Përfaqësueses së Kosovës në Basketboll 3×3 në Rumani është përmbyllje e një pune 20 vjeçare për ngritjen dhe masovizimin e lojës së basketbollit 3×3 në një kosh dhe fillimi i një rruge të gjatë dhe shpresojmë të suksesshme në të ardhmen, në këtë sport i cili nga viti 2018 është shpallur si Sport Olimpik dhe ku Kosova ka mundësi dhe potencial të arrij suksese, nëse vazhdohet përkrahja dhe profesionalizohen lojtarët. Rëndësia e paraqitjes ne Constanta eshte e jashtëzakonshme jo vetëm ne aspektin sportiv por edhe të promovimit të imazhit shtetëror në debutimin historik të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për FIBA 3×3 Europe Cup, pasi kjo garë po mbahet në Rumani dhe ku potencialisht mund të takohemi me shtete si Rumania, Spanja dhe Sllovakia të cilat nuk na kanë pranuar ende si shtet.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.