Basketboll

SPECIALE: Koha për aktin final të Kupës së Kosovës 2023

Sivjet finalja na dhuroi hiq më pak se El Clasicon e basketbollit kosovar : Trepça – Sigal Prishtina.

Shumë histori, shumë beteja në të kaluarën , rivalitet fantastik dhe pa dyshimë, shumë simbolikë ka dueli i sotëm në fund të cilit do ta mësojmë emrin e fituesit të trofeut të parë në vitin 2023.

A do ta mbrojë Trepça titullin e fituar vitin e kaluar që ishte Kupa e pestë e Kosovës në histori të klubit që nga pavarësimi i basketbollit të Kosovës në vitin 1991/92 apo Sigal Prishtina do ta ngrit numrin e këtyre trofeve të fituar në 16 pasi parvjet, në edicionin e parafundit të kësaj gare ishte fituese e Kupës 2021 , që ishte i 15 në historinë 32 vjeçare të basketbollit tonë të pavarur.

Përkundër një historie të pasur të këtij rivaliteti të madh në basketbollin kosovar në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës, duhet theksuar se kjo është vetëm hera e tretë nga pavarësimi i sportit tonë në vitin 1991 që këto dy skuadra të trofeshme ndeshen në Finale të Kupës së Kosovës.

Herën e parë Prishtina dhe Trepça u ndeshën në finalen e vitit 2005 në Prishtinë dhe herën e dytë në vitin 2010 në Mitrovicë dhe të dyja këto finale i ka fituar Sigal Prishtina.

A do të jetë kjo e treta e vërteta për mitrovicasit apo het–trik për prishtinasit, në betejë që përball mësuesin dhe nxënësin?

Finalja e sotme mbanë shumë emocione dhe histori nga betejat e kaluara, një rivalitet fantastik i cili sot ka edhe shumë simbolikë për faktin se ndërmjet vete po ndeshen dy strategët fenomenal që bënë revolucion me ardhjen e tyre në krye të klubeve dhe për më tepër, kjo sonte do të jetë finale ku ndeshen mësuesi dhe nxënësi.

Ahmet Kandemiri , trajneri i Sigal Prishtinës njeriu që për shumë vite e udhëhoqi skuadrën e njohur turke Beshiktashin , nga viti 1997-2003, 2013-2015 dhe së fundmi 2020 deri në dhjetor 2022 kur ndau rrugët me skuadrën bardh e zi nga Stambolli për t’u rikthyer për herë të tretë në Prishtinë, me të cilën tashmë ka fituar një trofe të Kupës së Kosovës në edicionin 2013 kur në finalen dramatike të zhvilluar Në Sezai Surroi në Prizren, kishte mposhtur Pejën me rezultat minimal 55:54 që në historin e kësaj gare njihet si finalja me numrin më të vogël të pikëve të shënuara.

Nga ana tjetër kemi trajnerin e ri Engin Gençoglun, i cili me 13 Mars mbush 43 vjet dhe është i lindur në Izmir kurse zejen e trajnerit me vite të tëra e ka mësuar në njërën prej skuadrave më të njohura turke Pinar Karshijakan dhe në mesin e mësuesve të tij ishte edhe pikërisht Ahmet Kandemiri i cili në dy periudha ishte kryetrajner i Pinar Karshijakës, në edicionet  2003 – 2006 dhe 2007-2008 kurse Engin Gençoglu si trajner i ri ishte asistent dhe nxënës i Kandemirit.

Dhe ja ku janë sot të dytë , njëri karshi tjetrit në përballjen mes mësuesit dhe nxënësit për trofeun e parë të basketbollit të kosovar në vitin 2023 ku Trepça synon fitoren e parë në finalet e Kupës ndaj Prishtinës që njëherësh do të ishte Kupa e dytë e fituar rresht dhe mbrojtje e trofeut të fituar vitin e kaluar në Karagaq ndaj Bashkimit. Kupa e vjetme ishte trofeu i parë pas plot një dekade dhe njëherësh Kupa e 6 e Kosovës në sirtarin e xehertarëve në Minatori.

Ndërsa Sigal Prishtina synon fitoren e tretë në përballjet finale me Trepçën që do të ishte trofeu i 16 i Kupës dhe për trajnerin Ahmet Kandemirin do të ishte trofeu i dytë i Kupës së Kosovës pas plot 10 viteve dhe trofeu i fituar me Prishtinën në vitin 2013 në finalen e zhvilluar në Sezai Surroi, sikurse thash edhe më herët, në finalen që mbahet në mend me numrin më të vogël të pikëve të shënuara me total vetëm 109 pasi bardh e kaltrit mposhtën Pejën në finale dramatike me rezultat 55:54

Fakte interesante për këta dy trajner që vijnë nga Turqia dhe janë të lidhura ngushtë me Trepçën dhe Sigal Prishtinën por edhe basketbollin kosovar në përgjithësi

Ahmet Kandemiri dha dorëheqje në Beshiktash në dhjetor para se të kthehej për herë të tretë në Prishtinë kurse vendin e tij si kryetrajner i Beshiktashit e zuri ish-plejmejkeri i Trepçës dhe reprezentuesi kroat, një prej lojtarëve më legjendar të Trepçës: Igor Milliqiqit i cili gjatë vjeshtës bër sensacion në Eurobasketin 2022 kur si selektor i Polonisë eliminoi asokohe kampionët aktual evropian, Slloveninë e udhëhequr nga Luka Donqiqi dhe në fund zuri vendin e katërt që ishte sukses historik për basketbollin polak ku reprezentues në një periudh dhe pjesëmarrës në Eurobaskete ishte edhe kapiteni i Prishtinës, sot 34 vjeçari Dardan Berisha,

basketbollisti më i mirë i gjitha kohëve shqiptar i Kosovës që kishte mposhtur Turqin në ndeshjen e çmendur të Eurobasketit me 4 shtator 2011, kur asokohe si vetëm 22 vjeçar kishte kaluar me sllallom dy merat e njohur të basketbollit evropian e botëror, Kerem Tunçerin dhe kishte realizuar mbi NBA yllin Ersan Ilyasovan për fitoren minimale të polakëve me rezultat 84:83, kombëtare kjo e cila aktualisht udhëhiqet nga Igor Millqëiqi , ish plejmejkeri legjendar i cili la gjurmë të pashlyeshme te Trepça dhe sot e kësaj dite përmendet  dhe pikërisht Milliqiqi e zëvendësoi Kandemirin i cili nga Beshiktashi erdhi në Prishtinë.

Një tregim interesant kemi edhe për Engin Gençoglun dhe kjo lidhet me trajneri e Yllit, Beqiragiqin. Engin Gençoglu në Trepçë erdhi nga elita turke pasi dhe dorëheqje si kryetrajner i Konyasporit, klub ky i cili pas dorëheqjes së tij, në dhjetor, kishte kontaktuar për një kalimi eventual të dy herë trajnerit të vitit në Kosovë, Adis Beqiragiqit.

Pra, Konyaspori e konsideronte Adis Beqiragiqin, aktualisht kryetrajnerin e Yllit dhe selektorin e Bosnjës e Hercegovinës si zëvendësues për Engin Gençoglun, duke pasur parasysh edhe faktin se familja e Adis Beqiragiqit i cili në Turqi njihet me emrin Aziz Bekir, jeton pikërisht në qytetin Konya.

Megjithatë, Adisi qëndroi, Engini erdhi në Trepçë dhe Kandemiri në Prishtinë duke ngritur kështu nivelin e lojës së këtyre skuadrave që faktikisht ishin pretendent e kryesore për ta fituar trofeun e sivjetmë të Kupës së Kosovës dhe pikërtisht Kandemiri dhe Beqiragiqi, të premtën mbrëma në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, këtu në konakun e basketbollit kosovar kte javë, në Mizahir Isma të Rahovecit shfaqën një prej gjysmëfinaleve më dramatike dhe më të bukura në historin 32 vjeçare të kësaj gare, që nga viti 1991 dhe pavarësimi i basketbollit tonë.

Prandaj , kjo përballje ndërmjet Trepçës e Prishtinës, El Clasico i basketbollit kosovar, përveç se ka shumë histori dhe emocione nga rivalitet fantastik i së kaluarës, sonte ka edhe shumë simbolikë dhe lidhje shumë interesante, tregime shumë interesante të cilat vetëm për ju i përgatitëm ndërsa sot, në publikimet e radhës në ASISTIONLINE, ueb faqen numër 1 të basketbollit në shqiptari do të gjeni edhe shumë e shumë fakte interesante historike që do të na kthejnë me dekada prapa kur kishim duelet ndërmjet Hasheem Simonsit, Besim Brahës (sot drejtor), Fikret Hanxhiqit dhe nga ana tjetër Samir Shaptahoviqit, tandemit të paharueshëm Edo Azemi e Florian Miftari dhe gjiganti Ersid Luca .

MOS I HUQNI !

Komentet janë të mbyllura.