Edon Maxhuni me Finlandën triumfojnë ndaj Izraelit në Tel Aviv pas vazhdimeve
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Finlandës e ka arritur edhe fitore e 9-të nga ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023, duke e arritur qëllimin edhe zyrtarisht.
Kësaj radhe finlandezët triumfuan ndaj izraelitëve edhe pse me rezultat shumë të ngushtë 95-97 dhe atë pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 83-83.
Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni edhe sot ishte prej lojtarëve kryesorë te Finlanda, duke luajtur me 10 pikë, 6 asiste, 2 kërcime e 1 vjedhje topi.
Ndeshjen e fundit në këto kualifikime, Finlanda e zhvillon të hënën ndaj Gjermanisë dhe me fitore eventuale e mbyll këtë kampanjë kualifikuese si lidere.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.