Sfida e dytë e ditës në Pejë dhe tejet interesante
Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë e ditës së parë nga xhiro 23 e Superligës së Kosovës zhvillohet në qytetin e Pejës.
Ekipi verdhezi nga Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin.
Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.
Dueli fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet në Sport2 në të gjitha platformat televizive vendore.
Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.