Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga java 23 e Superligës së Kosovës

PESËSHJA E JAVËS 1. BROWN (TRE), 2. TATE (PEJ), 3. JOSEPH (PEJ), 4. WALDOW (PEJ), 5. DODD (VLLZ).

1. Plejmejkeri më i mirë këtë javë shpallet Ken Brown i Trepçës, lojtari më i mirë në derbi ndaj Bashkimit me 23 pikë prej tyre 4 treshe, duke qëlluar 4 nga 5 gjuajtjet e lira, ndërsa shtoi edhe 6 asistime dhe 3 kërcime dhe në mbrojtje, vodhi 2 topa për çka u notua me indeksin plus 26 si plejmejkeri më i mirë i kësaj jave.

2. Fundori më i mirë realizues në këtë xhiro, Jalen Tate i Pejës që u këndell me ardhjen e trajnerit të ri Hadar, duke realizuar 29 pikë, prej tyre 4 treshe dhe ishte i pandalshëm në depërtimet e tij, duke shënuar 8 dy pikësha nga 12 tentime, kurse në mbrojtje ishte fantastik me 3 topa të vjedhur dhe 3 kërcime, duke mos humbur asnjë top të vetëm për çka e fitoi indeksin fenomenal prej plus 31.

3. Alo më e mirë e xhiros 23, pa dyshim ishte David Joseph, snajperisti i Pejës i cili të gjitha 27 pikët e tij i shënoi përmes tresheve… hiq më pak se 9 treshe i realizoi Joseph në këtë duel dhe shtoi 2 kërcime nga 1 asistim e top të vjedhur për indeksin më të lartë të një aloje prej +20.

4. Në pozitën e alo qendrës, këtë javë kemi Brad Waldow po ashtu të Pejës i cili absolutisht dominoi nën-kosha me 20 kërcimet e tij dhe përpak nuk realizoi double double, pasi duelin e mbylli me 8 pikë, gjersa pati edhe 6 asistime fenomenale dhe për këtë shfaqje të tij u notua me indeksin e shkëlqyeshëm prej plus 26.

5. Dhe në pozitën e qendrës, pas një kohe të gjatë kthehet gjiganti i kuqezinjve të Gjakovës, Damonte Dodd që përkundër disfatës, ishte qendra më dominuese me double double fantastik prej 17 pikëve e 16 kërcimeve, duke bërë edhe 2 asistime e 2 bllokada për indeksin më të mirë të një shtatëlarti këtë xhiro, plus 26

MVP I XHIROS 23 JALEN TATE (PEJA )

Adhurues të basketbollit, këtë javë për MVP nuk patëm dilemë fare, sepse fundori i Pejës Jalen Tate dominoi plotësisht me 29 pikë dhe 4 treshet e tij, duke qenë i pandalshëm në depërtime dhe në mbrojtje ishte fantastik me 3 topa të vjedhur e 3 kërcime për notën më të lartë të kësaj jave prej plus 31 andaj Tate… e fiton epitetin e MVP-së së Javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.