Basketboll

Komisioni i Garave refuzon ankesën e Vëllaznimit ndaj Prishtinës, tregohen arsyjet e vendimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës e ka refuzuar ankesën e KB Vëllaznimit për duelin me KB Sigal Prishtinën zhvilluar në vikendin e fundit.

Gjakovarët kishin bërë ankesë në FBK, lidhur me lojtarët e natyralizuar të Prishtinës që u paraqitën në atë ndeshje, por Komisioni i Garave e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, transmeton AsistiOnline.com

Sipas njoftimit zyrtar në sajtin e FBK-së, thuhet se Komisioni refuzoi ankesën e KB Vëllaznimit pas ndeshjes me Sigal Prishtinën (xhiro XXIV).

Në njoftimin e lëshuar, Komisioni i Garave e ka arsyetuar vendimin me faktin se në vendimin nr 13 Komisioni i Garave ka vendosur që lojtarit Rezart Mehmedi ti njihet statusi i lojtarit vendor të natyralizuar dhe rrjedhimisht, Komisioni ka konstatuar se rreth statusit të lojtarit në fjalë ka vendosur një herë dhe si të tillë këtë vendim nuk mund ta rishqyrtojë si shkallë e dytë vendimin e vet. Andaj, nisur nga ky parim dhe jo nga përmbajtja e ankesës dhe faktet e dërguara nga KB Vëllaznimi, Komisioni ka vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.

Në mbledhjen e Komisionit të Garave, është vendosur poashtu që të shtyhet ndeshja e xhiros 25 ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, për ditën e martë.

Vendimet e plota me dkomentet zyrtare të lëshuara nga Komisioni i Garave:

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.