Prishtinë(Asistionline) – Drejtuesit e klubit të Vëllaznimit s’po pajtohen as me vendimin e radhës së Komisionit të Garave për ndeshjen me Prishtinën.
Klubi gjakovar ka bërë ankesën e dytë në Komisionin Arbitrar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke e kontestuar vendimin e radhës nga Komisioni i Garave.
Në një deklarim elektronik për AsistiOnline.com, drejtuesit e klubit gjakovar kanë konfirmuar ankesën e radhës dhe se janë në pritje të vendimit të ri.
Të kujtojmë se Komisioni i Garave e botoi sot në faqen zyrtare të FBK-së, njoftimin se ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës duhet të përsëritet, duke dhënë arsyetimin për marrjen e vendimit.
Këtë lajm e gjeni mëposhtë:
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/03/13/komisioni-i-garave-merr-vendimin-e-radhes-qe-ndeshja-mes-vellaznimit-dhe-prishtines-te-perseritet/
AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e rastit.



