Basketboll

Prishtina dhe Trepça sot zhvillojnë El Clasicon e basketbollit kosovar

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros 25 dhe njëkohësisht edhe derbi i komplet javës në basketbollin kosovar.

Prishtina dhe Trepça takohen në kryeqytet për fitoren e madhe e cila ka vlerë të madhe për të dyja ekipet.

Këto dy skuadra përveç që janë ndeshur tri herë gjatë garave të rregullta janë përballur edhe në dy finale. Prishtinasit i mundën në Superkupë, kurse mitrovicasit ju kundërpërgjigjën për Kupë.

Bardhekaltrit janë në vendin e parë me 18 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e katërt me 15 fitore e nëntë humbje.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.