Basketboll

Senzacion: Besim Maxhuni me Raiders inkuadrohen në ”play off”

Prishtinë(AsistiOnline) – Raiders Basket ka arritur senzacion në Ligën e parë të Finlandës.

Vetëm pak javë më parë, brengë kryesor ishte se si të shpëtohet skuadra pa rënë nga Liga e parë, por tash kur jemi disa ditë prapa dhe pas mbylljes së sezonit të rregullt, gjërat ndryshuan në mënyrë të shkëlqyer.

Ish-basketbollisti i spikatur kosovar e tash trajner, Besim Maxhuni së fundmi e ka arritur një sukses të madh me skuadrën e tij në Ligën e parë të Finlandës.

Me fitore të thellë ndaj Helsingin NMKY me plotë 26 pikë diferencë,74-100, Raiders vulosën inkuadrimin në ”play off”, aty ku do të luajnë në raundin e parë ndaj Bisons Loimaa, që i ka përfunduar garat në stinorin e rregullt në vendin e parë.

Raiders Basket i Besim Maxhunit i mbylli garat e stinorit të rregullt me bilanc prej 13 humbje e 9 fitoreve, gjersa 4 nga to i arriti në xhirot e fundit.

Vetë shmangia e rënies në Ligën e dytë i ka kënaqur mjaftueshëm drejtuesit e klubit me të cilët udhëheheq mitrovicasi, Besim Maxhuni, pasi në fillim të këtij viti një gjë e tillë shihej si vështirë e arritshme, por me punën, angazhimin dhe sakrificën e të gjithëve u arrit më shumë se kaq.

Edhe pse synimi kryesor u arrit, skuadra e Besim Maxhunit pritet të luftojë që të arrijë sa më lartë edhe në ”play off” dhe nuk do të luajë me flamur të bardhë.

AsistiOnline.com do të vazhdojë të ju mbajë të informuar në vazhdimësi edhe për rezultatet në ”play off” të skuadrës së Besimit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.