Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Bashkimi dhe Prishtina sot kërkojnë finalen e elitës së femrave

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës gjysmëfinale së Play Off-it në kuadër të Superligës së Femrave.

Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 13:30, ku Trepça është nikoqire e Bashkimit. Në ndeshjen e parë Bashkimi triumfoj ndaj Trepçës me rezultat 75:53 dhe pret kalimin në finale.

Ndeshja derbi e kësaj faze të Play Off-it sot zhvillohet në Pejë, ku Penza pret në shtëpi Prishtinën. Në ndeshjen e parë Prishtina fitoi bindshëm 100:57 dhe është favorite për të depërtuar në finale.

Komentet janë të mbyllura.