Basketboll

Kenan Spahiu po e rikthen shkëlqimin, realizon rekord pikësh në karrierën e tij për fitoren e Karsiyakës

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu ka qenë fantastik sonte në fitoren e Pinar Karsiyakës.

Përpos sigurimit të fitores ndaj Merkezefendit 101-109, Kenani sot theu edhe një rekord personal për pikë të shënuara.

Ndaj Merkezefendit, Sipahiu theu rekordin e karrierës së tij me performancën e pikëve të shënuara, duke realizuar hiq më pak se 35 pikë, por shtuar edhe 5 kërcime e 6 asiste e indeksin personal e kishte +31.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Të kujtojmë se në të kaluarën, Spahiu ka luajtur edhe në Euroligë me Fenerbahçen, gjersa është paraqitur edhe për ekipe si: Tofashi e Beshiktashi, si dhe në Real Betis e Real Zaragoza (Spanjë).

Kenani shpeshherë ftohet edhe në Kombëtaren e Turqisë, gjersa ka luajtur edhe për gjeneratat e reja të këtij vendi, madje në vitin 2013 e kishin fituar Kampionatin Evropian U18 – Divizioni C, ku Kenani ishte shpallur MVP i Evropianit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.