EKSKLUZIVE: KENAN SPAHIU RRËFEHET PËR ASISTIN, PLANET PËR TASH DHE TË ARDHMEN
Prishtinë (AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë aktualisht në tregun botërorë, Kenan Spahiu ka folur në intervistë ekskluzive për ASISTIN, duke rrëfyer të tashmen dhe të ardhmen e tij, si basketbollist profesionist me karrierë të jashtëzakonshme që ka arritur deri më tani.
Spahiu që karrierën profesionale e nisi në skuadrën me renome në basketbollin turk, Tofaş. Në tre stinorët e fundit mbrojti ngjyrat e njërës nga ekipet më të mëdha në basketbollin turk, Besiktas por që ka luajtur edhe për gjigantin tjetër turk Fenerbahçe, si dhe Pinar Karsyiakan. Ndërsa Spahiu luan edhe në Reprezentacionin e Turqisë.
Spahiu, aktualisht po qëndron në Kosovë për pushime, ndërsa me gjithë kohën e limituar ai nuk e harron asnjëherë basketbollin kosovar, por as prejardhjen nga vjen. Spahiu në Kosovë, ka ardhur i shoqëruar edhe nga basketbollisti tjetër i spikatur turk, qendra Ilkan Karaman dhe së bashku janë duke u stërvitur individualisht me trajnerin më të trofeshëm në basketbollin kosovar, Arben Krasniqin.
Në intervistën ekskluzive për ASIST, Kenani fillimisht tregoi se ka ardhur në Kosovë për pushime dhe se nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.
‘’Në Kosovë kam ardhur qe disa ditë, po kaloj shumë mirë si zakonisht. Këtu janë njerzit shumë të mirë dhe natyrisht që saherë që vijë këtu, kalojë shkëlqyer me njerëzit këtu. Në Kosovë gjithmonë vijë me shumë kënaqësi, besoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen dhe nuk kam dyshime”.
Spahiu, foli ekskluzivisht për ASISTIN edhe për planet e së ardhmes. Ndërsa tregoi se sivjet i ka përfunduar kontrata me Beshiktashin dhe më nuk është i interesuare të luajë aty.
”T’ju them të drejtën, kontrata me Besiktasin më ka skaduar. Dua që të provojë avantura të reja, nuk jam i interesuar për të luajtur në Turqi aktualisht. Dua të zbuloj për juve, se karrierën time dua që ta vazhdojë në Spanjë. Por si mundësi janë dhe disa oferta nga Gjermania. Ofertat janë tejet serioze, por së pari dua të pushojë pas një sezoni të gjatë që kam pasur me Besiktasin. Sa i përket vazhdimit të karrierës, përparësi dua ti jap ligës spanjolle, pasiqë dihen kualitetet e kësaj gare, por asgjë nuk ka definitive dhe pres të përfundojë pushimin dhe pastaj do të vendosim se ku do të vazhdojmë”.
Kenani me shumë modesti, për ASISTIN tha se është i gatshëm që në Kosovë të kontribojë në çfarëdo mënyre që i jepet rasti.
”Siç e dini në Kosovë, vijë shpesh. Jam i gatshëm që në çfarëdo mënyre ta ndihmojë basketbollin e Kosovës me përvojën time. Sidomos të rinjët të cilët janë të shumtë në numër me talentin për basketboll”.
Së bashku me Kenanin për pushime në Kosovë ka ardhur edhe basketbollisti i suksesshëm turk, Ilkan Karaman që luan tek skuadra e famshme turke, Pinar Karsyiaka. Ndërsa edhe Karaman foli për ASISTIN, duke treguar se ka ardhur me shumë kënaqësi në Kosovë, së bashku me shokun e tij të ngushtë Kenanin dhe se po kalojnë shumë mirë dhe në të njejtën kohë po ushtrojnë edhe individualisht me trajnerin Arben Krasniqi.
”Në Kosovë kam ardhur me mikun tim, Kenanin. Po kalojmë shumë mirë, Prishtina një qytet fantastikë me njerëz të shkëlqyer. Këtu përkundër se kemi ardhur në pushime, po ushtrojmë individualisht së bashku me një trajnerë shumë profesionalë si Arben Krasniqi dhe po kalojmë shumë mirë”.
Edhe Kahraman foli për të ardhmen e tij si basketbollist, ekskluzivisht për ASISTIN.
”Siç e dini, së fundmi kam luajtur tek Pinar Karsyiaka madje në FIBA Europe Cup kemi pasur rivalë nga Kosova, Prishtinën. Sa i përket karrierës sime, sivjet e kam mbyllur avanturën në Turqi dhe besoj se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në një prej ekipeve të mëdha gjermane, nuk dua të flas me emra shkaku i profesionalizmit”, u shpreh Karaman për ASISTIN.
Detajet e Intervistës ekskluzive me Kenanin si dhe Ilkanin, do të mund ti ndiqni në emisionin ekskluzivisht dhe i vetmi në mbarë basketbollin shqiptarë, kushtuar basketbollit, ASIST që transmetohet të hënën në Platformën, Artmotion me fillim nga ora 21:00.
Komentet janë të mbyllura.