Basketboll

Can Sevim arrin fitoren e parë dhe jetike me Konyasporin në elitën turke

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Pejës, Can Sevim e ka arritur fitoren e parë me skuadrën e re, Konyaspor.

Këta të fundit triumfuan ndaj Darussafakës me shifrat 83-73, në një ndeshje me shumë rëndësi për mbijetesë në Superligën e Turqisë, shkruan AsistiOnline.com

Ishte kjo ndeshja e tretë e Sevim në krye të skuadrës së Konyas dhe pas dy disfatave rresht, trajneri nga Ankara arriti synimin e dëshiruar.

Në këtë ndeshje për Darussafakën në 17 minuta u paraqit edhe shqiptari, Erxhan Osmani dhe luajti me 6 pikë, 5 kërcime e 1 asist.

Deri në fund të sezonit, kur kanë mbetur edhe pak ndeshje, Sevim do të ketë mision tejet të vështirë me Konyasporin për ti ikur rënies nga elita turke, pasi konkurenca është shumë e fortë.

Të kujtojmë se 40 vjeçari, drejtoi klubin kosovar të Pejës për më shumë se gjysmë stinori.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.