Basketboll

Trepça e kryen punën në ndeshjen e dytë, kualifikohet në gjysmëfinale ndaj Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e ”play off”-it të Superligës së Kosovës.

‘Minatorët’ kanë triumfuar sot thellë në ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale ndaj Bashkimit me rezultatin e përgjithshëm 79-96.

Fitorja thuajse u përcaktua që në çerekun e parë, ku mysafirët krijua avantazhin e thellë me 28 pikë dallim (6-36) dhe Bashkimi u këndell deri diku në periodën e dytë (26-20), derisa Trepça shkoi në pushim me epërsi 32-54.

Trepça e nisi pak më mirë pjesën e dytë, duke e fituar e fituar çerekun e tretë 18-21, derisa perioda e fundit (29-21) u luajt vetëm sa për rutinë ngase Trepça e kishte siguruar fitoren që në periodën e tretë.

Ken Brown me 22 pikë, Andrew Gordon me 21 dhe Jamel Artis me 14, ishin treshja e lojtarëve që realizuan pikë dyshifrore te Trepça sonte.

Te Bashkimi, Daniel Leknderaj kishte 24 pikë e Prentiss Nixon shtoi 18 sosh.

Në gjysmëfinale, Trepça ndeshet me Sigal Prishtinën, derisa kjo e fundit e ka avantazhin e serisë për shkak se stinorin e rregullt e mbylli si e para.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.