Basketboll

Bulls dhe Thunder kalojnë testet e para të ”play in”-it në NBA (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka filluar faza e nxehtë e ”play off”-it në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Në fakt, aktualisht po zhvillohen ndeshjet e ”play in”-it me disa skuadra që s’kanë mundur të sigurojnë play off-in nga stinori i rregullt dhe një gjë të tillë synojnë ta bëjnë nga ”play in”.

Në duelin e parë të mesnatës me orën tonë, Chicago Bulls e mposhtën Toronto Raptorsin me shifrat e ngushta 105-109, për të kaluar fazën e parë.

Katër lojtarë spikatën te Bulls në këtë fitore e sidomos Zach LaVine me plotë 39 pikë, derisa DeMar DeRozan kishte 23 pikë, Nikola Vucevic 14 dhe Patrick Williams që shtoi 10 sosh.

Te Raptors, Pascal Siakam me 32 pikë dhe Fred VanVleet me 26 pikë, s’mjaftuan për fitore.

Në anën tjetër, Oklahoma City Thunder triumfoi poashtu ngushtë ndaj New Orleans Pelicans 118-123, për të kaluar në fazën e dytë të kësaj pjese të stinorit.

Shai Gilgeous-Alexander me 32 e Josh Giddey me 31 pikë, ishin dyshja vendimtare e Thunder në këtë fitore me shumë vlerë, gjersa te Pelicans nuk mjaftuan Brandon Ingram me 30 pikë e Trey Murphy me 21 tjera.

Në fazën e dytë, Chicago Bulls takohen me Miami Heat dhe Oklahoma takohet me Minnesotan dhe me fitore eventuale të dyja ekipet kyçen në fazën ”play off”. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.