Haxhiu: Jemi të vetëdijshëm për forcën e Prishtinës, por presim fitore dhe titullin e kampionit
Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu është shprehur tejet optimist për ndeshjen e sontme me Prishtinën që ekipi i tij e luan në serinë gjysmëfinale të play off-it.
Haxhiu për AsistiOnline.com ka deklaruar se mitrovicasit janë shumë të motivuar dhe fituar e për të marshuar drejt titullit, porse e kanë parasysh edhe forcën e ekipit vendas.
”Ne si ekip jemi të kompletuar dhe hyjmë në gjysmëfinale të motivuar dhe të përgatitur. Ekipi i Prishtinës, po ashtu jemi në dijeni që është ekip i fortë dhe besoj që këto ndeshje do jenë finale para finales. Ne jemi të mobilizuar, të përgatitur si ekip, duke ditur që ndeshjet tona me Prishtinën gjithmonë janë të zjarrta, do japim maksimumin që të sigurojmë fitoren dhe në fund të arrijmë objektivin tonë, titullin e kampionit”, potencoi Haxhiu.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.