Basketboll

Ish-trajneri i Bashkimit dhe Prishtinës, merr drejtimin e Buduçnostit të Podgoricës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i dy skuadrave kosovare, Petar Mijoviç e ka marrë drejtimin e skuadrës së madhe të Malit të Zi.

Mijoviç është emëruar kryetrajner i Buduçnostit të Podgoricës, që sivjet po kalon një edicion tejet sfidues dhe me ulje-ngritje, por pa dyshim me një roster të fortë dhe konkurrues për ABA Ligë.

Pas bisedës me Petar Mijoviqin, bordi drejtues i KK Buducnost Voli vendosi që eksperti malazez të jetë shef i stafit të trajnerëve tanë, deri në fund të sezonit aktual”, shkruan faqja zyrtare e klubit malazez.

Buduçnosti pak ditë më parë, njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin serb, Vladimir Jovanovic, si pasojë e rezultateve të dobëta të ekipit.

41 vjeçari do të rikthehet tek bardhekaltërit, ku në dy raste ishte në krye të klubit në fjalë, fillimisht në vitin e parë në fund të sezonit 2018/19, ndërsa përvoja e dytë ishte nga tetori 2019 e deri në janar të vitit 2021.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Të kujtojmë se Mijoviç e kishte drejtuar Bashkimin gjatë sezonit 2015/16, për të qenë në krye të Prishtinës për pak kohë në edicionin e ardhshëm 16/17. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.