Basketboll

Në më pak se 1 orë, shiten biletat në Mitrovicë për sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës ka njoftuar sot se të gjitha biletat e ndeshjes me Prishtinën për sot, janë shitur në kohë rekorde.

Në më pak se 1 orë, publiku mitrovicas i ka blerë të gjitha biletat për këtë përballje, megjithatë klubi ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm për blerësit e tyre.

Të nderuar tifozë. Të gjitha biletat për ndeshjen me Sigal Prishtinën janë shitur. Ju lutemi të mos bëheni pre e keqpërdoruesve që mund të ofrojnë biletat për çmim më të lartë. Stërshitja e biletave është vepër e dënuar me ligj. Ju faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme. KB TREPÇA”, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas.
Super-ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës, luhet nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Sport1 e Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.