Trajneri i Prishtinës – Ahmet Kandemir shprehet pas ngjarjeve dhe vendimeve të fundit
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir i cili ka karrierë 30 vjeçare dhe në Turqi ka udhëhequr skuadrat e njohura si Beshiktashi dhe Pinar Karsiyaka, qoftë në elitën turke të basketbollit apo garat elitare të FIBA-s, FIBA Champions League dhe Europe Cup, pas ngjarjeve të fundit në serinë gjysmëfinale, Sigal Prishtina – Trepça ka dërguar një letër ekskluzive për AsistiOnline ku i shpreh opinionet dhe mendimet e tij.
OPINIONI I AHMET KANDEMIRIT:
“Për ndodhitë e fundit në gjysmëfinalen mes Prishtinës dhe Trepçës, dua ti ndaj me ju disa prej mendimeve të mija. Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës është finale para finales se madhe, lojtarët e të dy ekipeve japin maksimumin duke luftuar në maksimum. Tifozët po bëjnë atmosferë super të mirë për ti përkrahur ekipet e tyre. Por, në këtë finale para finales po ndodhin disa ngjarje që po shfaqin pikëpyetje të mëdha tek basketbolldashësit. Në karrierën time 30 vjeçare, kam udhëheq ekipe në disa prej ligave më prestigjioze të Europës, po ashtu kam qenë pjesëmarrës në Eurocup dhe Champions League.
1. Në lojën e tretë të serisë së gjysmëfinales edhe pse referët e huaj ishin ne Kosovë, ata nuk u paraqitën në lojë, ndërsa Federata e Basketbollit nuk ka dhënë asnjë komunikatë për basketbolldashësit e Kosovës se çfarë po ndodh?
2. Ardhja e referëve të huaj për ta udhëheq playoff-in është nën-kontrollin e FBK-së. Të gjitha gjërat pozitive dhe negative të referave të huaj është nën-përgjegjësinë e Federatës.
3. Parashtrohet pyetja: Pse pas ndeshjes së tretë në Prishtinë deri tek ndeshja e katërt në Mitrovicë pa marrë parasysh se kishte 3 ditë hapësirë, FBK nuk solli referë të huaj dhe ndeshja u zhvillua me referë vendorë?
6. Referëve vendorë që ju besua referimi në ndeshjen e 4-të në Mitrovicë, a nuk ju besoni te njejtëve për ndeshjen vendimtare në Prishtinë dhe doni të na sjellni referë të huaj?
7. Detyra e FBK-së për këtë seri është që të na mundësojë kushte të njejta për dy ekipet. Rekomandimi im për Federatën është që në vend se të mundohet që ta eliminojë Prishtinën në gjysmëfinale, më mirë le të merren me punën për të cilën janë të kualifikuar dhe të prodhojnë refera vendorë me kualitet të lartë, sepse në play off të sjellësh referë të huaj, është një fytyrë e keqe për basketbollin kosovar. Për të prodhuar trajnera me kualitete të larta ku në ligë ka vetëm një trajner vendor, ku në asnjë vend të botës, në asnjë ligë nuk është e mundshme që 90 për qind e trajnerave të jenë të huaj”, përfundon letrën e tij trajneri prishtinas Ahmet Kandemiri.
Tashmë, finalisti i parë i sivjetmë është caktuar dhe kjo është skuadra e Pejës e cila në gjysmëfinale eliminoi kampionët e dy edicioneve të kaluara, Golden Eagle Yllin me rezultat 3:1 në seri.
/Asistionline.com/
Komentet janë të mbyllura.