Basketboll

Peja në finale të Ligës Ballkanike, demolon Beroen në gjysmëfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitore të thellë dhe dallim të madh, skuadra kosovare e Pejës është finalisti i dytë i Ligës Ballkanike.

Ekipi ynë kosovar ka triumfuar ndaj mikëpritësit të turneut, Beroes me rezultat të thellë 124-82 apo diferencë me 42 pikë diferencë, për të arritur finalen e madhe.

Rrjedha e ndeshjes nuk kishte ndonjë historik interesant me verxhezinjët që dominuan nga sekondat e para e deri në fund (35-20, 34-20, 40-16, 15-26) për të vulosur fitoren e madhe.

I gjithë rosteri i Pejës sonte u inkuadrua në lojë dhe shënoi pikë, derisa më të dalluarit ishin: Devoe Joseph me plotë 36 pikë (prej tyre 9 treshe nga 12 tentime), Jalen Tate me 11 pikë, Brad Waldow me 14 pikë dhe Arti Hajdari e Alban Veseli me nga 11 pikë.

Te Beroe u dallua, Darius Hall me 29 pikë e Alexander Todorovich me 17 sosh.

Në finalen e madhe, Peja takohet me ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva.

Finalja luhet të dielën me fillim nga ora 18:30 dhe transmetohet direkt në RTK.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.