Real Madridi triumfon në Beograd, ngushton serinë çerekfinale
Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka shënuar fitoren e parë në serinë çerekfinale të Euroligës ndaj Partizanit.
Edhe pse me shumë telashe, madrilenët kanë arritur të triumfojnë sonte në Beograd me rezultat 80-82 dhe kështu e kanë dërguar serinë minimalisht në ndeshjen e katërt.
Walter Tavares ishte enigmë e pazgjidhur e serbëve sonte, pasi realizoi plotë 26 pikë e 11 kërcime, derisa ndihmë të fuqishme mori edhe nga Nigel Williams-Goss me 22 pikë e Mario Hezonja me 12 sosh.
Seria momentale mes Realit dhe Partizanit, ngushtohet 2-1 në favorin e serbëve, derisa edhe ndeshja e katërt zhvillohet në Beograd, derisa ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në ”Final Four”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.