Basketboll

”Topat e humbur vendosën ndeshjen”, Selmani beson në fitimin e titullit në ”Minatori”

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Trepçës, Ilir Selmani ka folur pas humbjes në ndeshjen e katërt të serisë finale nga Peja.

Ai ka thënë se ndeshja ishte e fortë, ashtu siç i ka hije finales, por që koncentrimi më i madh në çastet vendimtare i kundërshtarit, i kushtoi me humbje Trepçës dhe se pret që në Mitrovicë ti eliminojnë këto probleme e ta fitojnë titullin.

”Ishte një lojë e fortë, epiteti i një derbi të vërtetë të serisë finale. Kemi pasur topa të humbur shumë, ajo na ka kushtuar në fund. Përqëndrimi jo maksimal në 40 minuta dhe vjen normal te humbja. Por, fati jonë i mirë jam i kënaqur me shumicën e lojtarëve që kanë dhënë maksimumin dhe kanë luftuar deri në momentin e fundit. Do të kthehemi në Mitrovicë të qetë dhe të analizojmë se ku kemi pasur telashe dhe ku kemi bërë gabime dhe ti eliminojmë ato gabime dhe mos ti përsërisim në finalen e fundit. Tifozëria jonë, gjithmonë ka qenë pika kyçe për sukseset tona, siç e quajmë në zhagonin e sportit/basketbollit lojtarin e gjashtë Torcidën edhe qytetarët e Mitrovicës. Do të jetë një spektakël basketbolli dhe besoj që do ti kënaqim dhe ti gëzojmë Torcidën dhe mitrovicalitë”, tha Selmani pas ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.