Basketboll

Kryetari i FBK-së zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur sot anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Ky po llogaritet një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës.

Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Kreu i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission).

Në asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

 

Komentet janë të mbyllura.