Jorge Garbajosa zgjedhet President i ri i FIBA Europe, së bashku edhe me këta anëtarë të bordit drejtues
Prishtinë(AsistiOnline) – Jorge Garbajosa u zgjedh sot presidenti i ri i FIBA Evropës nga Asambleja e Përgjithshme e vendeve anëtare të organizatës e mbajtur në Mynih të Gjermanisë.
Garbajosa është ish-fitues i FIBA EuroBasket dhe FIBA – Kupës Botërore të Basketbollit me kombëtaren spanjolle dhe gjithashtu President i Federatës Spanjolle të Basketbollit.
Garbajosa do ta pasojë në detyrë turkun, Turgay Demirel i cili shërbeu dy mandate në këtë detyrë nga 2014-2019 dhe 2019-2023.
Kuvendi i FIBA Evropës gjithashtu zgjodhi 23 anëtarë të bordit, duke përfshirë shtatë anëtarë të rinj dhe dy nga rajoni, Arben Fetahu (Kosovë) dhe Matej Erjavec (Slloveni).
Lista e anëtarëve të bordit për këtë mandat: Stefan Garaleas (BEL)Georgi Glushkov (BUL)Athos Antoniou (CYP)Michal Konecny (CZE)Elisa Aguilar Lopez (ESP)Keio Kuhi (EST)Wolfgang Brenscheidt (GER)John Goncalves (GIB)AsteriosHUNGREvary Zois (I Bois )Bernard O’Byrne (IRL)Hannes Jonsson (ISL)Amiram Halevy (ISR)Maurizio Bertea (ITA)Arben Fetahu (KOS)Edgars Sneps (LAT)Maarten Hoffer (NED)Manuel Fernandes (POR)Carmen Tocala (ROU) (SLO) Giancarlo Sergi (SUI) Elisabeth Egnell (SWE) Huseyin Besok (TUR).
Në dy mandatat e drejtuara nga ish-presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, anëtarë të bordit drejtues nga rajoni ishin edhe dy kroatët, Zeljko Draksic e Stojan Vrankovic, boshnjaku, Mirsad Donlagic, si dhe Dejan Bodiroga nga Serbia, tash drejtor i Euroligës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.