Real Madridi e fiton Euroligën për stinorin 2022/23
Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi është fitues i Euroligës për edicionin 2022/23.
Skuadra spanjolle triumfoi sonte në finalen e madhe ndaj Olimpiakosit me shifrat 78-79.
Olimpiakos e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 24-17, derisa në të dytin Reali u kthye në lojë dhe e fitoi atë 21-28, për të shkuar skuadrat në pushim mes pjesëve me barazim 45-45.
Në pjesën e dytë, Olimpiakos përsëri e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 18-14, derisa perioda e fundit ishte tepër e ngushtë, Olimpiakos kishte avantazh deri në 46 sekondat e fundit, atëherë kur fillimisht Chacho Rodriguez goditi me treshe e më pas edhe Sergio Llull me një shut nga gjysmëdistanca në 3 sekonda para fundit, përmbysën gjithçka dhe fituan dramën e madhe, për t’ia fituar Real Madridit ndeshjen dhe festuar titullin.
Katër lojtarët që realizuan pikë dyshifrore te Reali sonte ishin, Sergio Rodrizuez me 14 pikë, por që shtoi edhe 4 kërcime e 9 asiste, Walter Tavares me double-double 13 pikë e 10 kërcime dhe Mario Hezonja me 12 e Fabien Causeur me 11 pikë.
Te Olimpiakosi, Sasha Vezenkov kishte 29 pikë e Isaiah Canaan shtoi 21 sosh.
Real Madridi sot fitoi titullin e 11-të në Euroligë, derisa Olimpiakos mbetet në kuotën e 3 titujve në kompeticionin më prestigjioz të basketbollit në kontinentin e vjetër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.