Zyrtare: Adis Beqiragiq trajner i Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Adis Beqiragiq është zyrtarisht trajner i skuadrës së Trepçës.

Është faqja zyrtare e klubit mitrovicas, që ka bërë publik lajmin për zyrtarizimin e trajnerit boshnjak në radhët e tyre.

Mirë se vjen Adis Bećiragić ⚒
Të nderuar tifozë.

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Bećiragić është trajner i ri i skuadrës sonë. Bećiragić është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe pëzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës.

Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Bećiragić“, shkruan njoftimi i klubit mitrovicas.

Në tri edicionet e fundit, Beqiragiq ka qenë trajner i Golden Eagle Yllit dhe ka fituar dy tituj kampioni, një herë Ligën Unike e një herë Superkupën e saj.

Beqiragiq ka qenë edhe trajner i Pejës, duke fituar Kupën e Kosovës me ta.

/AsistiOnline.com/

spot_img

Te ngjajshme

Dion Sheqiri transferohet në Itali, firmos me Solbat Piombino...

Djaloshi i ri kosovar Dion Sheqiri, është zyrtarisht përforcimi më i ri i skuadrës italiane Solbat Piombino,...

Erion Nixha pëson lëndim të rëndë me Kosovën U18,...

Klubi Basketbollistik Proton Cable Prizreni njofton opinionin sportdashës se lojtari i tyre i  talentuar, Erion Nixha (18...

Kosova U16 pëson disfatën e tretë, mposhtet nga Danimarka

Kosova pësoi nga Danimarka me rezultat 62:87 (23:23, 20:14, 8:20, 11:30), në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni...