Shkolla e basketbollit Pressing sjell në Kosovë trajnerin e mirënjohur kroat – Daniel Lutz
Prishtinë(AsistiOnline) – Shkolla e basketbollit Pressing, po vazhdon me risi interesante për grupmoshat e reja që kanë zgjedhur basketbollin si sport të preferuar për aktivitet fizik.
Gjatë kampit një javor që do ta mbahet në qytetin e Pejës, nga 25 qershori e deri më 1 korrik, drejtuesit e kësaj shkolle, Bujar Loci e Vigan Radoni, do të sjellin në Pejë edhe trajnerin e mirënjohur kroat, Daniel Lutz.
Lutz do të qëndrojë në qytetin e Pejës për aq kohë sa zgjatë kampi i organizuar nga SH.B Pressing, pra për afro një javë rresht.
Të kujtojmë se kjo shkollë edhe vitin e kaluar e organizoi një kamp të tillë, duke sjellë në Kosovë trajnerin tjetër kroat, Rudolf Jugo.
Lidhur me ardhjen e Lutz në Pejë, SH.B Pressing ka lëshuar edhe njoftim zyrtar:
Maestro Daijel Lutz is back!
Trajneri që la gjurmë të pashlyeshme, kroati Danijel Lutz për një javë do të qëndron në qytetin e Pejës.
Nga 25 qershori deri më 1 korrik, ish trajneri i KB Peja do të jetë pjesë e kampit që organizohet nga Shkolla e basketbollit Pressing.
Prindë të dashur, mos e lëshoni këtë rast!
Rezervoni datat, 25 qershor – 1 korrik!
Komentet janë të mbyllura.