Basketboll

Ekskluzive: Drilon Hajrizi dhe Amin Hot vazhdojnë kontratat me Trepçën…?

Prishtinë(AsistiOnline) – Me të përfunduar stinori 2022/23, skuadra e Trepçës duket se menjëherë ka filluar të mendojë për edicionin e ri që pritet të jetë poashtu shumë rivalizues.

Mitrovicasit kanë zyrtarizuar në krye të ekipit, trajnerin boshnjak Adis Beqiragiq i cili në tri edicionet e fundit ishte dy herë kampion i Kosovës me skuadrën e Golden Eagle Yllit.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, marrëveshjet për vazhdimin e kontratave duket se tashmë janë arritur edhe me Drilon Hajrizin e Amin Hotin, zyrtarizimi i të cilëve duket të jetë vetëm çështje kohe.

Erjon Kastrati pritet të mbetet pjesë e Trepçës, pasi ka kontratë edhe më tutje me mitrovicasit, derisa njejtë mund të ndodhë edhe me Mikaile Tmushiqin që me gjasa do të mbetet në kampin mitrovicas.

Trepça edhe sivjet pritet të jetë pretendente e madhe për trofe në basketbollin kosovar.

Të kujtojmë se pak javë më parë, Trepça humbi në finale të Superligës së Kosovës, e vlefshme për titullin kampion.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.