Nis turneu miqësor evropian në Prizren, dy gjeneratat e Kosovës startojnë me humbje
Ka nisur turneu miqësor evropian për gjeneratat e reja, FIBA YDF “Youth Development Fund”, i organizuar nga FIBA.
Ky turne U14 për pesë radhazi do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, ku do të marrin pjesë Kosova, Turqia, Rumania, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria në të dyja konkurrencat.
Kosova U14 te femrat pësoi disfatë të thellë në xhiron e parë duke u mposhtur 23-101 nga Maqedonia e Veriut.
Derisa, meshkujt u mposhtën poashtu nga Maqedonia e Veriut, por shumë ngushtë 71:75.
Sot zhvillohen ndeshjet e dyta të këtij turneu.
Komentet janë të mbyllura.